Türkçe English Russian Hebrew Albanish Arabic

Banner
Venöz Toplardamar Hastalıklar
 
 

SEMUNDJET E DAMAREVE

Në vendet perëndimore për çdo vit në krye të 1 milioni të popullsisë janë hasur 500-1000 raste të reja të sëmundjeve të damarëve. Në vendin tonë për çdo vit mendohet se shtohen 35-40 000  të sumurë të rinj me bllokim damarësh. Fatkeqësisht në këta të sëmurë përqindja e prerjes së gishtave dhe të këmbës po arrin nivelin e lartë si 10 %.

Shkaqet

1. Duhani: Duhani është faktori më i rëndësishëm në bllokimin e damarëve. Ndërkohë që në vendet perëndimore përdorimi i duhanit është pakësuar në vendin tonë është shtuar. Ndërmjet viteve 1992-2002 përqindja e rritjes së popullsisë është 18.3 % ndërsa përqindja e përdorimit të cigares është rritur 36.2 %.
2. Kolesterola e lartë: Luan një rol të rëndësishëm në fillimin e forcimit të damarit dhe avancimit të tij.
3. Sëmundja e sheqerit: Në pacientët me sëmundjen e sheqerit përqindja e hasjes së bllokimit të damarëve është më e lartë se e atyre që janë të një moshe.
4. Sëmundjet e indeve lidhës
5. Hedhje mpiksje nga zemra

Llojet e bllokimit të damarëve.

1.Bllokimet e krijuara nga fortësia ( ateroskleroz) e damarëve

Në botë shkaku i vdekjes më i shpeshtë është bllokimi i damarë që ushqejnë organet e ndryshme të trupit. Zakonisht zë shpesh damrin e qafës që çojnë gjakun në tru dhe damarët që çojnë gjak në këmbë. Këta të sëmurë zakonisht janë të moshës mesme – të moshuar. Tek gratë mbas menopozës rritet mundësia e zhvillimit të bllokimit të damarëve. Edhe tek të sëmurët me sëmundjen e sheqerit është e lartë mundësia e bllokimit të damarëve.

2. sëmundja buerger ( Thromboangiitis Obliterans )

Kjo sëmundje interesante haset shpesh në vendet mbi Rrugën e Mëndafshtë. Haset shpesh duke filluar nga Turqia deri në Japoni. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Europë haset rrallë. Sëmundja drejtpërdrejt ka të bëjë me përdorimin e duhanit. Këta të sëmurë janë të rinj dhe meshkuj.

3. Sëmundjet e indeve lidhës ( Romatoid Artrit, Skleroderma, Takaiasu etj.)
Këto janë një grup sëmundjesh që nuk i dihet shkaku. Në këta të sëmurë në pjesë të ndryshme të trupit duket bllokim i damarëve.

4. Bllokimi i papritur i damarit i krijuar me hedhjen e mpikjes nga zemra:

Veçanërisht të sëmurët që kanë mpiksje në atriumin e majtë të zemrës, copat që dalin nga këtu duke u përzier në qarkullim mund të shkaktojë mpiksje në tru, në këmbë dhe në pjesët e tjera të trupit. Këtu ankesat e të sëmurëve janë të papritura dhe të forta. Në krahë dhe në këmbë ndihet një dhimbje e fuqishme. Brenda një kohe të shkurtër për
shkak se nervat ngelen pa gjak mund të shfaqet mpirje dhe paralizë. Në rast se nuk kurohet urgjentisht mundësia për tu shkaktuar kangren është shumë e lartë. 

Diagnoza

Ngushtimi i damarëve që shkojnë në tru: Tek të sëmurët shfaqen ankesa si mpirje e përkohshme, verbim i përkohshëm dhe paralizë. Në diagnozë gjëja e parë që duhet bërë ështrë një vizëtë e kujdesshme dhe dhe pastaj një doppler ultracion. Kjo është një metodë e lirë dhe nuk është nevoja që të sëmurit ti bëhet gjilpërë. Në disa raste është e nevojshme që ti bëhet filëm me ilaç ( anzhu ).

Bllokimi i damarëve të këmbës: Tek i sëmuri fillimisht kur bën rrugë i shkaktohet një dhimbje e prerë në kërci dhe në kofshë. Shkaku i kësaj dhimbje për arsye të ngushtimit dhe të bllokimit të damarëve është pamjaftueshmëria e energjisë në muskuj dhe mbledhja e substancave acid. Personi mbasi ka ecur një kohë në mënyrë tipike nga dhimbja që ka qëndron dhe mbasi ka pushuar për një kohë të shkurtër vazhdon të ecë përsëri ( çalim herë herë ). Në rastet e avancuara kur i sëmuri është duke pushuar ka dhimbje. Në fazën e fundit krijohen plagë dhe këto kthehen në kangren.
 

Kurimi

Ngushtim në damarët që shkojnë në tru: Ndryshon sipas ankesave të të sëmurit dhe shkallës së ngushtimit. Në rast se ngushtimi nuk është i rëndësishëm përdoren ilaçe për hollimin e gjakut. Në ngushtime serioze ngushtimi mënjanohet me anën e një operacioni që quhet “ karotis endarterektonisi”.

Bllokimi i kanaleve të këmbës: Ndryshon sipas moshës, gjendjes së përgjithshme, sëmundjeve të gjendura të përbashkëta ( sëmundje e zemrës, kancer etj.) Për të sëmurët që nuk kanë shqetësime serioze, që nuk ka dhimbje kur nuk dhimbje kur është duke u qetësuar, dhe që nuk ka plagë në këmbë mund të ndiqen vetëm me kurim ilaçesh. Lënia e duhanit, zbatimi i dietës për uljen e kolesterolës, dhe ushtrimet fizike duhen bërë patjetër. Aspirina duhet të përdoret nga ana e të sëmurëve që nuk kanë probleme me stomakun.
Në kirurgji është duke u përdorur një operacion i quajtur bypass i përhershëm (urë). Këtu përveç damarëve rezervë të trupit mund të përdoren edhe damarërë artificial.

Përfundimet
Mundësia e vdekjeve në këto operacione dhe mbas operacionit është në një nivel shumë të ulët si 1-2 %. Dhimbjet nga ecja dhe gjatë çplodhjes tek një pjesë e mirë të sëmurëve menjëherë kalojnë. Plagët shërohen me shpejtësi. Shërimi i plagëve në gishtat e këmbëve para operacionit bypass tek të sëmurët me sëmundjen e sheqerit mund të hanë kohë të gjatë.

 

Copyright © 2008 Varis Merkezi ® Kullanım Koşulları

*Web sayfamızdaki bilgiler hasta ve sağlık profesyonellerini bilgilendirmek amacıyla güvenilir kaynaklardan derlenmiş olup kesin teşhis ve tedaviniz için doktorunuza başvurunuz.
**Sitemizde kullanılan fotoğraflar için hastalarımızdan onay alınmıştır.