Türkçe English Russian Hebrew Albanish Arabic

Banner
Venöz Toplardamar Hastalıklar
 
 

Metodat per Diagnostikimin, Kurimin dhe Mbrojtjen e Veriçeve

Variçe quhen venat sipërfaqësore në këmbë me kthesa të zgjatura në një formë të parregullt. Fjala variçe e ka prejardhjen nga fjala Latine Varix ( damar me kthesa ).

Nga se shkaktohen variçet në trup? Cila është detyra e venave?

Pamjaftueshmëria e valvulave të venave të cilët ndihmojnë kthimin në zemër duke mposhtur gravitetin e gjakut brenda damarëve që mbajnë gjakun e pistë të trupit, dobësimi i mureve të venave dhe sëmundjet e damarëve të lindura jane disa nga shkaqet kryesore per formimin e variçeve. Me fjalë të tjera damarët të cilët përcjellin në zemër gjakun, i cili ka humbur oksigjenin dhe është bërë pis nga lëndët toksike, pasi është përdorur në trup, si përfundim i mosbërjes së detyrës përcjellëse damarët zgjerohen, deformohen dhe ndonjëherë duke u bërë më të tejdukshëm mbi lëkurë dhe ndonjëherë edhe të patejdukshëm krijohen variçet.

Përse krijohen varicet? Cilët rrezikohen nga variçet?

Ndërmjet shumë arsyeve për formimin e variçeve të përmëndura si më poshtë rol imë i madh është ai gjenetik, pra luan rol trashëgimia familjare. Ata që kanë variçe në familje veçanërisht duhet të jenë më të kujdeshëm dhe në qoftë se ka tek fëmijët duhet ti mbajë vazhdimisht në kontroll.

• Gjenetike, tranzicion familjar
• Obeziteti
• Kush mbart hormon femre ose kush përdor hormone për kurim
• Shtatëzani (veçanërisht kush ka bërë shumë lindje)
• Mosha;
Edhe se mund të haset në çdo lloj moshe në moshë të avancuar haset akoma më shumë.
• Mënyra e Jetesës: Ulur për kohë të gjatë pa lëvizur ose qëndrimi në këmbë për një kohë të gjatë.
 Profesioni: Nga gabimet e pozicioneve të profesioneve si mësues, biznesmen burrë/grua, pilot/hostes, doktor/infermiere, sekretare, nëpunës, amvisë
• Pas infeksioneve të damarëve si phlebitis
• Goditje e damarit për shkak të trombosës të venës së thellë
• Trauma: Operacionet në këmbë ose nga goditjet aksidentale
• Tumoret
• A-V şantlar  dhe disa sëmundje të lindura

Variçet hasen shpesh?

Në shoqërinë tonë sipas grupmoshës variçet të cilat hasen me një dendësi prej 4,5 %– 55 %, mendohet se në Turqi numri i njerëzve të prekur është 10 milion. Në krahasim me burrat shkalla e zhvillimit të kësaj sëmundje tek gratë është 3-4 herë më shume. Kësaj duke i shtuar edhe gjendjen e shtatëzanisë së grave përqindja shtohet 2-3 herë më shumë. Këtë mund ta shpjegojmë edhe në këtë mënyrë; në ambientin tonë një në çdo pesë vetë eshtë me variçe.

Fatkeqësisht pjesa më e madhe e personave me varice ose nuk janë të vetëdijshëm ose duke menduar se nuk ka një zgjidhje nuk janë duke u kuruar.

A ka lloje te variçeve?

Variçet që mund të formohen në damarët që ndodhen në pjesët e ndryshme të trupit sipas organit dhe vendit ku ndodhen janë të ndryshme.:

A) VARIÇE VULVAR: Janë variçe të formuara në organin gjenetal të gruas dhe shkaqet e formimit dhe kurimit të tyre bëhen si tek variçet e këmbëve.

B) VARIÇE OSEFAGUS ( ezofagu): Shkaqet, përbërja dhe kurimi janë plotësisht të ndryshme dhe patjetër duhet vlerësuar. Hyn në fushën e specialitetit gastro enterologjik.

C) VARIKOCEL: Eshtë një lloj variçe e zgjeruar në damarët e testiseve; Hyn në fushën e specialitetit të urologjisë.

D) HEMORROID: Edhe pse në kohët e fundit si problemi kyesor i hemorroidit nuk pranohet zgjerimi i damarit por më tepër dobësimi në qelizat lidhëse dhe göditja, zgjerimi i damarit në pjesën e anusit është përcaktuar si një lloj variçe. Hün në fushën e specialitetit të Kirurgjisë së Përgjithshme dhe të Gastro Entereologjisë.

E) VARIÇET E KEMBEVE: Me ndikimin e gravitetit variçet të cilat hasen më shpesh janë të llojeve të ndryshme:

1. Spider angiomas dhe telengiectasies: Janë variçet që i ngjajnë rrjetës së merimangës ose yllit, në sipërfaqe të lëkurës, me perimetër 1 ose më pak se 1 mm. Nuk kuptohen me dorë. Duken si ndryshim ngjyrash lineare të kuqe apo blu. Këto përbërje lineare mund të përfshijnë të gjithë këmbën.

2. Variçet ratikular: Quhen variçet të cilat janë pak të fryra mbi lëkurë, me perimetër më pak se 4 mm, ngjyrë e purpurt që kuptohen lehtë me dorë.

3. Variçet përfaqësore kryesore: Quhen variçet të cilat kuptohen lehtë me dorë dhe sy me perimetër më të mëdhja se 4mm, të cialt janë nën lëkurë.

4. Variçet e damarëve të mëdha: Quhen variçet të cilat janë të dukshme dhe të shfaqura në ngyrë të gjelbërt duke marrë një formë me kthesa të gjera. 

5. Variçet e thella: Janë variçet e thella nën lëkurë.

6. Llojet e kombinuara: Gjendja së bashku e disa lloje variçeve të ndryshme.

( İmazhet në lidhje me këto lloje variçesh mund ti shikoni në linkin http://varis merkezi.com.tr/kaçtipvarisvardir.asp)

A kanë shkallë variçet?

Variçet klasifikohen sipas afatit të sëmundjes, përhapjes, ankesat që krijon, ndryshimet që krijon në indet mbi dhe nën lëkurë dhe sipas problemeve të avancuara të tyre. Dhe sipas këtyre kritereve individualisht bëhen plane për mbrojtje dhe kurim.

Cilat janë simptomat në variçet?


 Dhimbja: Kjo dhimbje është një dhimbje që ndikon thellë në të gjithë këmbën zakonisht në pjesën poshtë gjurit dhe të jep një perceptim peshe në këmbë. Kur qëndrohet për një afat të gjatë në këmbë shtohet dhe kur e ngre këmbën lart pakësohet. Mund të quhet edhe si dhimbje nga lodhja.
• Kruarja: Këmba mund të kruhet, mund të ndihen nxehje, djegje dhe rrahje. Zakonisht këto shenja ndodhin sipër damarëve me variçe edhe në rast se nuk është e përhapur ndryshimet mund të ndodhin deri në kufi me kyçin e këmbës.
• Fryerje në kyçin e këmbës: Sidomos në mbrëmje, në periudha të nxehta ose në periudhën e mesturacioneve në kyçet e këmbëve duken enjtje të lehta të mesme ose ndonjëherë në gradë të avancuar.
• Ngërçe nate: Eshtë një ankesë e përhapur dhe përveç variçeve mund të hasen edhe si shkak i mungesës së kalciumit magneziumit, anemisë, sendromës së këmbëve të shqetësuara. Qëndrimi për një afat të gjatë në këmbë ose ulur, në periudhën e mesturacioneve dhimbja, kruarja, fryrja, mbushje, ankesat e ngërçeve të natës shtohen dhe kjo është një gjendje e rëndësishme e cila përcaktohet si sëmundje e variçeve.
• Lodhje e këmbëve, ndjenja tensioni
• Thrombophlebitis sipërfaqësor: Shkakton eflamacion ( është përgjigjia rajonale e trupit që përbën pa qënë bakteret) në lëkurën e gjendur sipër si përfundim i mpikjes të damarëve me variçe sipërfaqësore. Ashtu siç formohen vetë mund të formohen edhe si përfundim i një traume të lehtë në damar dhe nga palëvizshmëria ose udhëtimet me afate të gjata. Nuk duhet të harrohen edhe tumorret e fshehta. Në kthimin akut lëkura është e skuqur, e nxehtë dhe shumë delikate. Me kalimin e kohës mbeturina sipër damarit që nuk është i ashpër dhe delikat  shkakton ndryshimin e ngjyrës në lëkurë. Si përfundim damarët përsëri mund të hapen ( rekanalize) dhe proçesi mund të përsëritet.
• Ndryshimi i lëkurës së kyçit të këmbës: Këto ndryshime mund të ndodhin nga pigmentacioni i hemosiderinës (ndryshim ngjyre) së lehtë deri tek ekzemi i variçeve, lipodermatoskleroza dhe plaga e hapur (ulçër)
• Gjakderdhje: Në rastet e presioneve të larta të kyçit të këmbës kur në lëkurën e ndjeshme bëhet edhe një traum e lehtë mund të shkaktohet gjakderdhje. Në të njëjtën mënyrë edhe trauma në një damar të dukshëm mund të shkaktojë gjakderdhje të tepërt.

Personi me çfarë dyshimi shkon në doktor?

Të sëmurët që mendojnë se kanë një ose disa prej shqetësimeve të mësipërme, ata që kanë variçe në familje, ata që përveç pamjes së zakonshme shikojnë ti krijohen damarë dhe të kenë ndryshime në lëkurë mendoj se duhet të bëjnë skanim variçesh ( ose të patkën Test Variçesh).

Të sëmurët të cilët kanë këtë lloj problemi me kë duhet të kontaktojnë?

Personat, të cilët kanë këto lloj shqetsimesh duhet të kontaktojnë me qendrat diagnostike dhe kuruese (Qendra e variçeve etj.) të krijuara nën kontrollin e Kirurgëve të Zemrës dhe Damarëve.

Variçet duhen kuruar patjetër?

Ashtu si është i nevojshëm kurimi mjeksor i variçeve të cilat i hapin rrugë ankesave që ndikojnë në jetën tonë të përditshme mbështes edhe kurimin e variçeve që i hapin rrugë

ankesave kozmetike. Arsyeja më e rëndësishme e kësaj është që në rast se ka variçe kozmetike dhe nga ana psikologjike do të ndikojë në jetën e përditshme, mendoj se kurimi i tyre është i domosdoshëm. Sepse nuk duhet të lejojmë azgje që të na  prishë cilësinë e jetës. Sidomos kur është e mundur për ta ndaluar…

Variçet janë një sëmundje që mund të përsëriten?

Në sëmundjen e variçeve ashtu siç duhet të dihet pika më e rëndësishme e domosdoshmërisë së kurimit duhet të dihet edhe ruajtja e tyre. Sepse, si mjek, edhe në rast se e kuroni damarin me variçe mundet që më vonë të dalin variçe edhe në damarët e tjerë që nuk janë me variçe.

Çfare ndodh ne rast se variçet nuk kurohen?

Kur dihen pasojat që mund të shkaktojnë variçet e moskuruara domosdoshmëria e kurimit të tyre fiton një rëndësi të madhe. Si përfundim nxirja e lehtë që duket në këmbë edhe se nuk mund të jetë një problem estetik si përfundim shikoni seç farë mund të ndodhë në rast se nuk kurohen:

• Sëmundjet e lëkurës lidhur çrregullimit të qarkullimit. (edhe variçet janë një sëmundje e çrregullimit të qarkulllimit - dermatit pezëm).
• Trashje nën lëkurë – hollim në vetë lëkurë (është gjetje patologjie, i sëmuri nuk e kupton).
• Plagët e lëkurës dhe /ose gjakëderdhjet e variçeve ( janë probleme që mund të dalin për një kohë të gjatë në variçet e pakuruara, kurimi nuk është i lehtë si kurimi i skleroterapisë)
• Pamjaftueshmëri venoze kronike ( semundje e përhershme në damarë).
• Trombofilebit sipërfaqësore ( një lloj infeksioni në damar, bllokim)
• Sëmundjet psikologjike që mund të krijohen si përfundim i pamjes estetike ( si pasiguri në vetvete, pakënaqësi)

Si përcaktohet diagnoza e variçeve?

Në ditët e sotme diagnoza e variçeve është lehtësuar. Në pacientët që kanë variçe historia e sëmundjes, sëmundjet që ka kaluar, ekzistenza në familje e variçeve, ankesat dhe rezultatet pas vizitës në diagnozë zenë një vend të rëndësishëm. Gjatë vizitës Testet Trendelenburg dhe Perthes që do të bëhen përcaktojnë zonat themelore të sistemit të damarëve. Studimi i dopplerit të dorës dhe me ultrasonografi dupleks me ngjyra të bëra mbas vizitës nxjerrja e Hartës origjinale të Variçeve për çdo të sëmurë në variçet përcakton diagnozën deri në 99 %.

Cilat janë opsionet e kurimit?

1. Operacion klasik i variçeve:
2. Mikro Flebektomi:
3. Skleroterapi ( kurim me gjilpërë)
4. Ndërhyrja me shkumë
5. Ndërhyrja me lazer:
a) Lazer Sipërfaqësor
b) Endovenoz Ablasion Lazer ( EVLA, Kurim me Lazer Brenda në Damar)
6. Ablasion me Valë Radio Frekans


Çështë kurimi me lazer? Kurimi me lazer në cilat lloje të variçeve zbatohet?

Me përdorimin e energjisë me gjatësi të valës specifike në damarin e sëmurë, në kurimin me lazer prencipi kryesor, është nxjerrja jashtë përdorimit të damarit të sëmurë. Në variçet e sipërfaqëshme (e lëkurës) të kurimit me lazer dhe në llojet e variçeve që në gjuhën popullore njihen si variçe të brendëshme bëhen dy lloj ndërhyrjesh të ndryshme.

Si bëhet ndërhyrja me lazer brenda në damar?

Pjesa dërmuese e variçeve në shkallë të avancuar të riparuara më parë me operacion klasik në ditët e sotme eliminohen me ndërhyrje EVLA ( Endovaskular Ablasion Lazer; Lazer Brenda Damarit). Në këtë metodë duke mbajtur në plan të parë komoditetin e pacientit në trashësinë e një makarone tub gjatë ultracionit brenda damarit të sëmurë me anestezë lokale vendoset një katater lazer dhe damari i sëmurë me rreze lazer nxirret jashtë funksionit.

Çfarë diference ka ndërmjet lazerit (EVLA) dhe ndërhyrjes kirurgjike? Sa zgjat veprimi?

Përparësitë e metodës me lazer brenda damarit (EVLA) në krahasim me ndërhurjen kirurgjike janë radhitur si më poshtë:

• Siguria e pacientit dhe kënaqësia sigurohen nga valët e Lazerit të cilat japin shërbimin më të mirë ( Nd Yag: 1064 etj.)
• Nuk bëhet anestezi e përgjithshme  (bëhet me mpirje lokale e quajtur Anestezë tymessant)
• Nuk bëhet shtrimi në spital
• 1-2 orë mbas ndërhyrjes i sëmuri mund të dalë nga spitali duke ecur
• Afati i shkurtër i veprimit ( 45 minuta)
• I sigurt
• Pa dhimbje
• Përqindja e suksesit ( 95-97 %)
• Përfundimet kozmetike të suksesshme
• Më ekonomik se ndërhurja kirurgjike

A mund ti bëhet të gjithëve?

I përshtatet çdo të sëmuri që nuk kanë një strukturë të damarëve që do të pengojë në kryerjen e veprimit. Pra mund të përshtatet tek çdo rast ku katateri i lazerit mund të hyjë dhe të avancojë. Natyrisht që në këtë pikë ka një kusht më të rëndësishëm dhe ky është se cilën metodë zgjedh pacienti. Derisa pacientit i këshillojmë metodën e përshtatshme por nga ana mjeksore nuk ka ndonjë diferencë nuk duhet të harrojmë se vendimi i fundit i përket pacientit. 

A ka efekte anësore?

Efektet anësore mbas ndërhyrjes me lazer janë të rralla. Ndonjëherë pacientët mund të ankohen nga skuqjet nëpër të gjithë linjën e bërë me lazer. Ndonjëherë pas ndërhyrjes në periudhën e hershme poshtë lëkurës së damarit mund të ndihet një fortesë me dhimbje të lehtë. Kjo brenda disa javësh humbet. Pacientët edhe se mund të ankohen nga mpirja e lëkurës sipër damarit në të cilin është bërë ndërhyrja, në këtë rast brenda disa javësh kalon.


Si bëhet ndërhyrja me lazer dhe cilave variçe i bëhet?

Është një lloj metodë ndërhyrje e cila duke i dhënë kënaqësi pacientit përshtatet në variçet sipërfaqsore të vogla dhe të mesme (për të mënjanuar ankimet dhe shqetësimet kozmetike). Telengiectasies dhe vena spider që veçanërisht në gjuhën popullore njihet si zgjerim i damarëve kapilar me kokat e vogla të lazerit Nd-YAG janë duke arritur sukses të mrekullueshëm. Ndërhyrja zgjat vetëm 15-20 minuta dhe së bashku me metodën e Skleroterapisë po merren përfundime akoma më të sukseshme.

Dobia më e rëndësishme e lazerit që përdoret në këtë metodë është përdorimi verë dimër dhe përdorimi në çdo lloj lëkure.

Çfarë duhet patur kujdes mbas kurimit?

Pacientët menjëherë mbas ndërhyrjes mund të kthehen në jetën e përditshme, mund të realizojnë aktivitetet sportive. Ecjen jua këshillojmë pas çdo ndërhyrje. Përdorimi i vazhdueshëm i çorapeve të variçeve edhe shton suksesin e operacionit edhe bën ruajtjen kundër formimit të variçeve të reja. Mbas ndërhyrjes me lazer eshte e ndaluar banjua e diellit, më vonë eshte e lejueshme por duke përdorur krem mbrojtës dielli.

Ndërhyrja me lazer mund të shkaktojë djegie në lëkurë?

Në rast se ndërhyrja me lazer bëhet nga persona që nuk janë spcialist për këtë mund të rastiset djegie dhe ngjolla të përhershme.

Çështë kurimi me gjilpërë ( Scleroterapi)? Si bëhet?

Në kurimin  me gjilpërë ( Scleroterapi) qëllimi është që duke dhënë lëndë sklerozan ( tharës) brenda në damar të bëhet tharja e venave sipërfaqësore. Në variçet me trashësi të hollë dhe të mesme duke i dhënë lëndë sklerozan brenda në damar me gjilpëra mikrofine (shume të holla ) variçja eliminohet. Nuk është nevoja për anestezë dhe për ndonjë preje kirurgjike. Përdoret në lezionet 1 mm për qëllime kozmetike. Metoda është pa dhimbje dhe 15-20 ditë mbas ndërhyrjes mund të rikthehet në jetën e përditshme.
Përdorimi në damar duke shkumëzuar ilaçin tharës i cili përdoret në këtë metodë quhet Ndërhyrje me Shkumë dhe i përshtatet damarëve më të trashë.

Ka efekte anësore?

Efektet anësore që hasen shumë rrallë dhe që në të shumtat e rasteve nuk janë të përhershme në metodën e ndërhyrjes me gjilpërë mund ti renditim kështu:

• Mosmbyllja plotësisht e damarit, ushtrimi përsëri për ndërhyrje
• Nxirje vende vende ( 1-2 javë)
• Prekja me dorë e fortësisë së damarit të mbyllur ( 15-20 ditë)
• Pigmentacione në ngjyrë të lehtë kafeje në vendin e damarit të mbyllur ( Ngjollat në përgjithësi zhduken 1-6 muaj)
• “Matting” në zonën e ndërhyrjes ( njolla të krijuara nga damarët e kuq shumë të hollë)
• Alergji

Sa është përqindja e suksesit?

Me qëllim për të shtuar përqindjen e suksesit në ndërhyrjen me gjilpërë dhe për të ulur efektet anësore përdorimi (kurimi Hibrid) kombinuar me lazerin sipërfaqësor ( i lëurës) kanë arritur përfundime pozitive. Në metodën Ndërhyrje Hibrid suksesi mjeksor ka arritur 80-95 %, ndërsa suksesi kozmetik ka arritur 60-90 %. Këto përfundime ndryshojnë sipas afatit të ekzistencës dhe sipas disa faktorëve të tjera.

Sa afat duhet për kurim?

Duke marrë parasysh përhapjen e variçeve dhe afatit kur janë formuar duhen 1-8 seanca ( 15-20 minuta). Në këtë pikë une i jap më shumë rëndësi fërfundimit që do arrijë sesa afatit .

Çfarë është kurimi me valët e zërit?

Bëhet me anestezë lokale. Nga një hapje e vogël me një gjilpërë të hollë bëhet hyrje në damar. Nga këtu katateri radiofrekans së bashku me doplerin US vendosen brenda në damar. Sipër kateterit të vendosur në murin e damarit përshtatet energji radiofrekans. Energjia radiofrekans duke ngrohur murin e damarit bëhet shkak i mbylljes së tij. Si ndërhyrje dhe si rezultat nuk ka ndonjë ndryshim me metodën Lazer Brenda Damarit ( EVLA).

Kur duhet bërë ndërhyrja kirurgjike?

Metoda kirurgjike e cila po përdoret më rrallë në jetën e përditshme, në variçet me fazë të avancuar që nuk realizohen me përdorimin e metodave të tjera kuruese, është nxjerrja jashtë përdorimit e damarit me variçe me metodën mikro kirurgji. Para ndërhyrjes me ultracion duke nxjerrë hartën e variçeve me ultracion në këmbë bëhen shenjat e nevojshme. Kështu në operacion nga pika shume të vogla ( 2-3 mm) nxirren variçet ( qepje nuk përdoret). Vetëm në vendin e ijes në një vend prej 2cm duke nxjerrë damarin kryesor të sëmurë bë mbyllje në mënyrë kozmetike. I sëmuri ditën që operacioni zgjat 1 orë mund të shkojë në shtëpi dhe për 2-3 ditë mund të kthehet në jetën normale.

Në rast se në këmbë ka plagë çfarë ndodh?

Në rast se nuk bëjmë kurimin e sëmundjes nën plagë të quajtur ulcer venoz që mund të krijohet në variçet në rastet e shumta vonohet mbyllja e plagëve. Këto Ulçera të cilat janë nga plagët më kokëforta mund të kurohen me çorape speciale, me mbulesa plage, me ilaçe dhe po të jetë e nevojshme edhe me ndërhyrje me lazer.


Për çfarë shërbejnë çorapet e variçeve? Sa lloj çorape për variçe ka?

Asnjë nga metodat e përshtatura në pamjaftueshmërinë e venozit kronik dhe të variçeve mund të jenë të sukseshme vetëm pa përdorimin e çorapeve të variçeve. Për këtë përdorimi i çorapeve të variçeve në kurimin e pamjaftueshmërisë së venozit është pranuar si standart ari.

Çorapet e variçeve janë të bëra nga material elastik i fortë ( në shumë raste endje kalçuku natyral) që mbështjell këmbën. Këmbën dhe kyçin e mban më shtrënguar, ndërsa kërcirin dhe kofshën më lirë. Për këtë adelet e kofshës janë shtrënguar gjithmonë. Gjatë ecjes adelet e kofshës tkurren çorapet mbështesin pompimin e gjakut drejt zemrës.

Kryesisht çorapet e variçeve klasifikohen në 5 grupe presioni dhe 4 grupe të ndryshme gjatësie. 

Kush mund ti përdori çorapet e variçeve dhe si mund ti marrin?

Çorapet e variçeve mund të përdoret nga personat që iu është vënë diagnoza dhe me qëllim ruajtje për personat që rrezikojnë. Çorapet e variçeve patjetër duhet të merren në vendet e autorizuara me recetë ku përmban presionin, gjatësinë dhe përmasat personale të dhënë nga doktori. Çorapet e marra rastësisht nuk janë të dobishme, përkundrazi mund edhe të ndikojnë për keq. Në SH.B.A pacientëve që nuk kanë recetë nga doktori nuk i japin çorapet, në rast të kundërt dyqanit që ka shitur i anullohet liçenca.

Kur duhet të vishen çorapet e variçeve?

Çorapet e variçeve, deri kur doktori nuk ka thënë të kundërtën, duhet të vishen në mëngjes para se ngrihesh nga shtrati dhe nzirren kur shkohet në shtrat. Në qoftë se është ngritur pa veshur çorapet dhe gjatë ditës vendoset për ti veshur është e këshillueshme që të vishen në pozicion të shtrirë pasi këmbët të jenë mbajtur 2 minuta në ajër.

Këtu pika më e rëndësishme është që pacienti çorapet e variçeve nuk duhet ti shikojë si një dënim por duhet ti pranojë si një metodë që do ta ruajë ( për shembull si larja e dhëmbëve) dhe do ti lehtësojë jetën.

Si duhet të përdoren çorapet e variçeve?

• PIKAT QË DUHEN PATUR KUJDES NË PËRDORIMIN E ÇORAPEVE TË VARIÇEVE
Jetëgjatësia e çorapeve të variçeve varet gjithmonë nga kujdesi gjatë veshjes dhe zhveshjes
* Kur të vishni çorapet e variçeve keni kujdes që mos të mbesin të zhubrosura. Sepse në vendet ku janë të zhubrosura çorapet duke ju shtrënguar këmbën mund t’ju pengojë qarkullimin e gjakut.
* Rreziku i parë janë thonjtë e gjatë të duarve dhe të këmbëve.
* Gjatë veshjes dhe zhveshjes së çorapeve duhet patur kujdes që mos të tërhiqen me forcë.
* Në rast se çorapet grisen, mbasi ti keni re, menjëherë duhet ti ndërroni.
* Çorapet ruajini nga lëndët kimike si benzina, vaji, kremi, vajguri etj.


* Çorapet e variçeve lajini me ujë të vakur dhe sapun dhe thajini brenda një peshqiri. Mos i thani mbi sobë dhe mbi kalorifer.
 
• TARIFA E LARJES
* Çorapet e variçeve si çdo lloj çorapesh e pakta duhen larë një herë në javë.
* Çorapet mbasi ti keni kthyer mbrapsh lajini me dorë në ujë të vakur të shkumëzuar me kallëp sapuni dhe në asnjë mënyrë mos i fërkoni. Armiku më i madh i çorapeve është uji i nxehtë, lavatriçja dhe detergjenti.
* çorapet e variçeve në snjë mënurë nuk duhen shtrydhur, mbasi i merret lagështira duke u vendosur drejt ndërmjet dy peshqirave ndehen në një vend me hije dhe të ajrosur. Tharja nuk duhet bërë kurrë në diell, afër sobës ose me hekur.

SI VISHET
* Futeni dorën brenda në çorape dhe duke e mbajtur nga thundra ashtu siç bëhet tek çorapet e burrave kthejeni mbrapsh.
* Këmbëzën e çorapes duke e rrëshqitur sipër thundrës silleni deri tek kyçi.
* Çorapen ashtu siç është shkojeni në këmbë por keni kujdes që thembra e çorapes të puthitet mirë më thembrën e këmbës suaj.

SI ZHVISHET
* Këmbëzën e çorapes me një dorë tërhiqeni lehtë poshtë dhe përthyejeni.
* Çorapen dalngadalë rrëshqiteni poshtë. Në kë rast çarapja paloset më dysh.
* Çorapen dalngadalë rrëshqiteni sipër thundrës. Në këtë mënyrë çorapja del edhe kollaj edhe nuk nxirren shpejt jashtë përdorimit.

Variçet shfaqen vetëm në këmbë?

Variçet mund të shfaqen në çdo vend ku ndodhen damarët. Me ndikimin e gravitetit rastisen më shumë në këmbë.

Variçet nuk kurohen me ilaçe?

Për kurimin e damarëve me variçe nuk ka as edhe një ilaç. Këtu dua të theksoj veçanërisht se jo që ilaçet popullore dhe mjeksore nuk kurojnë variçet por këto mendime të gabuara fatkeqësisht bëjnë që të sëmurët me variçe të vijnë vonë për kurim. Ka ilaçe që pakësojnë ankesat e të sëmurit dhe që përdoren si ndihmë për të shkurtuar afatin e kurimit por u përdorur vetëm ato nuk janë zgjidhje në asnjë mënyrë.

Ka produkte natyrore të dobishme për variçet?

Aktualisht si ndihmë në kurimin e variçeve ose si mbrojtës janë disa produkte që mund tju këshillojmë si mjek:

Ekstrakt farë gështenje kali: Ky përdoret në Evropë për kurimin hemoroidit, variçeve, edemën ciklike dhe për këmbët e lodhura.

Gotu Kola: Eshtë marrë nga bima centella aziatike. Në Kinë që nga viti 2000 ëshë një bimë Ayurvedike. Indjanët  këtë lloj bime e kanë përdorur në infeksionet e lëkurës dhe si

diuretik. Gotu kola e cila është e pasur me vitaminën K, magnez dhe kalcium; duke rregulluar qarkullimin e gjakut mënjanon dhimbjet e variçeve dhe ngërçet, mënjanon lodhjen, ndihmon në funksionet e trurit.

Grape seed ( Fara e rrushit): fara e rrushit, thelbi dhe lëkura e thatë dhe e konvertuar në pluhur është një oksidan shumë i fuqishëm që duke pakësuar përshkueshmërinë dhe brishtësinë e damarit ndikon në ndihmën e pengimit të gjakderdhjeve dhe të edemeve. Përqindja e lartë e qelizave flavinoidler që përmban e ruajnë nga demtimet e njedisit. Me ndikimin e sistemit të damarëve përdoret në çrregullimet e venozës dhe kapillereve si pamjaftueshmërine e venozes, në variçet, brishtësinë e kapillereve, çrregullimet retinale.

Në pacientët me variçe ka vend kurimi me shushunja

Shushunja me thithjen e gjakut në vendin e përcaktuar ben hollimin e saj dhe detyrimisht lejon rritjen përkohëshme të qarkullimit të gjakut. Në pacientët me variçe në raste shumë të veçanta dhe shumë rrallë ka vende të përshtatëshme por vetëm nën kontrollin e doktorit. Përkundrazi me ndërhyrjet e panevojshme dhe pa kontroll mund të arrihen përfundime të pandreqëshme.

Ato që kanë variçet çfarë duhet të kenë kujdes?

Mjekësi mbrojtës i personalizuar ka një vend të rëndësishëm në mënjanimin e avancimit  të sëmundjeve të variçeve dhe në ngadalësimin e zhvillimit të variçeve të avancuara.

Qëndrimi larg nga mjediset me diell/të nxehta, ushtrimi i aktiviteteve të përshtatshme fizike i atyre personave që për arsye të profesionit qëndrojnë vazhdimisht në këmbë ose qëndrojnë vazhdimisht ulur, përdorimi i çorapeve të variçeve, shmangia e kileve të tepërta, përcaktimi i faktorëve të rrezikshëm që ndikojnë në krijimin e variçeve dhe marja e masave në lidhje me këtë problem janë disa nga masat të cilat ndihmojnë në ritmin e jetës së pacientëve që vuajnë nga variçet.

Në kurimin e variçeve të sëmurët duhet ti këshillojmë për informacioni e gabuar. Pacientët mendojnë se në rast se variçet nxirren jashtë përdorimit më vonë kur do të lind nevoja për by pass nuk do ti kenë këto damarë. Por kjo është një njohuri e gabuar, sepse një damar i sëmurë që nuk vlen as për këmbën është e pamundur të bëhet transplant në zemër. Jo që në trup ka edhe damar të tjerë që mund të përdoren për këtë qëllim.

Variçet hasen më shumë tek gratë shtatzënë?

Tek shtazënat përqindja e zhvillimit të variçeve kapilare sipas disa studimeve arrin deri në 60%. Nga 100 kandidate nëna të cilat nuk kanë pasur variçe para shtatëzënisë mbas shtatëzënisë numri i atyre që kanë variçe mbetëse është 4-10.

Shkaqet për krijimin e variçeve në shtatëzëni

• Për shkak të ndryshimeve hormonale tek shtatëzënat shtohet prirja për fryerjen/ zgjerimin e mureve ( damarët).
• Rritja e bebit dhe e mitrës brenda pelvisit ( legenit) krijon presion.
• Sasia e gjakut/lengjeve që shtohen në trup gjatë shtatëzënisë krijon më shumë presion. në damarët e këmbëve
• Hiperlordozis ( L5-S1): Lakimi i krijuar për shkak të shtatëzësnisë në kockën e belit.
• Shtatëzanitë e shumta
• Patja e variçeve para shtatëzënisë
• Obez/ marrja e kilove të tepërta në shtatëzëni.
• Mosmarrja e masave për ruajtjen nga variçet

Këto variçe kalojnë mbas lindjes?

Për nënat që kanë variçet para shtatëzënisë  në rast se nuk marrin masat e nevojshme mbas lindjes variçet do të shtohen akoma më shumë.

Nënat që nuk kanë pasur variçe përpara shtatëzënisë por janë krijuar gjatë shtatëzanisë 2 muaj pas lindjes pjesa dërrmuese e variçeve zhduken. Atyre që u mbesin akoma mbas këtij afati patjetër duhet të paraqiten tek mjeku.

Në shtatëzani cilat variçe, dhe kur duhet ti kurojmë?

Në shtatëzëni variçet nuk duhen kuruar ( përveç rasteve të veçanta ):
• Në variçet që nuk zhduken edhe mbas 2 muaj mbas lindjes,
• Në variçet të cilat vazhdojnë ankesat edhe mbas lindjes,
• Në ariçet të cilat shkaktojnë probleme kozmetike,
• 3 muaj mbas lindjes është e nevojshme të fillohet kurimi.

 

Copyright © 2008 Varis Merkezi ® Kullanım Koşulları

*Web sayfamızdaki bilgiler hasta ve sağlık profesyonellerini bilgilendirmek amacıyla güvenilir kaynaklardan derlenmiş olup kesin teşhis ve tedaviniz için doktorunuza başvurunuz.
**Sitemizde kullanılan fotoğraflar için hastalarımızdan onay alınmıştır.